INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama e Meta shtrëngim duarsh si në kohërat më të mira të tyre [FOTO]

Rama e Meta shtrëngim duarsh si në kohërat më të mira të tyre [FOTO]

Publikuar më: 11:56 29-03-2019

Në sheshin 'Nënë Tereza" po mbahet një paradë ushtarake me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).
Në ceremoni ndodhet dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama të cilët për një ceremoni të tillë kanë lënë mënjanë konfliktet e brendshme politike dhe kanë shtrënguar duart.  E siç duket, mes tyre nuk dallohet asnjë tension që në fakt i ka karakterizuar marrëdhëniet e tyre sidomos gjatë javëve të fundit.  Kujtojmë që Presidenti Meta ka deklaruar se ai është i gatshëm të sakrifikonte edhe jetën që në vend të mos instalohet një juntë ushtarake.

Për këtë deklaratë të Metës kryeministri reagoi në mbledhjen e Kongresit të PS. "LSI-ja nuk përfaqëson më as Ilir Metën. Ilir Meta ndihet kaq i papërfaqësuar sa i duket se një juntë ushtarake do të sulmojë pallatin presidencial. Zoti President e di që më dëgjon, rri i qetë, jemi dhe do të mbetemi vend i NATO-s. Nëse nuk më beson mua, ti beson Pandin. Të garantoj se sa të kemi Pandin, ky vend nuk del nga NATO. Në fund të ditës, fundi politik i Lulit dhe Monikës nuk duhet të jetë problemi i imi, i joti dhe i yni. Sistemit të kërcënimit të sistemit demokratik të tyre, zoti President, ne bashkarisht si vend i NATO-s, do t’i përgjigjemi si ushtarë në mbrojtje të demokracisë. Rri i qetë dhe mos i ço më në mend ato të tjerat se na hutove”, u shpreh Rama në Kongres që u zhvillua të shtunën e kaluar.

rama_i_buzeqeshur_me_meten.jpeg

takimi_i_ngrohte_meta_rama.jpeg

rama_dhe_meta.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.002357006072998