INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama e nis ditën me portalin Izraelit: 'Shqipëria, vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti'

Rama e nis ditën me portalin Izraelit: 'Shqipëria, vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti'

Publikuar më: 11:18 05-03-2018

Ashtu siç tashmë është bërë traditë edhe ditën e sotme kryeministri Rama ka vendosur të përshëndesë ndjekësit e tij në facebook dhe të gjithë qytetarët shqiptarë.

Me urimin për një ditë të mbarë, Rama ka zgjedhur të publikojë gjithashtu një artikull nga portali hebre AISH.com duke e vënë theksin mbi traditat e lashta të shqiptarëve.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES

dhe me këtë artikulli të publikuar në “AISH”, portalit më të madh të çështjeve hebrehe në botë, që vlerëson traditat e lashta dhe kodin e nderit që udhëheq jetën shqiptare, si arsyet që shndërruan Shqipërinë në të vetmin vend europian që i dha strehim hebrenjve në ditën e tyre më të vështirë, ju uroj një ditë të mbarë ?

* * *

Mirënjohje nga Izraeli: “Shqipëria, vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti”.

“Traditat e forta kombëtare frymëzuan shqiptarët që të shpëtojnë jetët e hebrenjve gjatë Holokaustit”, shkruan Qendra e Studimeve të Holokaustit në Izrael.

“Shqipëria, vendi i vetëm europian me shumicë muslimane, ishte njëkohësisht edhe i vetmi vend europian që doli nga Holokausti me një popullsi më të madhe hebrenjsh se sa më parë”, citon artikulli.

“Yad Vashem”, Qendra Përkujtimore e Holokaustit në Izrael ka njohur 75 shqiptarë që kanë luajtur një rol vendimtar në shpëtimin e hebrenjve. Duke pasur parasysh territorin e vogël dhe komunitetin e vogël hebre që përpara Luftës numëronte vetëm 200 vetë, ky është një numër jashtëzakonisht i lartë.

Një hebre në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte dhjetë herë më shumë shanse për t’u shpëtuar se sa një bashkëkombas i tij në qendrat e mëdha të hebrenjve në Lituani apo Poloni. Shqipëtarët shpëtuan gjithashtu qindra refugjatë hebrenj që iu larguan Holokaustit nga Gjermania, Austria, Greqia apo vende të tjera” - shkruan mes të tjerash Aish.com

xdrth_w45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0023891925811768