Kryeministri Edi Rama ka vendosur ta nisë fundjavën me historinë e Mikaelës duke shpërndarë në Facebook lajmin e mirë për 7-vjeçaren që i shkroi një letër ku i rrëfente vështirësitë me të cilat po përballej familja e saj.
MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një fundjavë të qetë me këtë foto të Mikaelës 7-vjeçare, e cila me një letër të jashtëzakonshme më tregoi për vështirësitë që ajo dhe nëna e saj e sëmurë po kalonin. Mikaela e vogël mori dje lajmin e bukur, të mbështetjes së plotë për qeranë e shtëpisë nga Bashkia, bashkë me sigurimin e një pagese për familjen për 3 muaj. Ndërkohë që nënës së Mikaelës do t’i ofrohet mundësia e punësimit sapo të bëhet mirë