Vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit, ku ‘gjakrat’ mes palëve janë nxehur, kryeministri Edi Rama deklaroi publikisht se koalicioni PS-LSI ka bërë shumë punë për reformat, dhe kjo sipas tij është e pamohueshme.
Nga Mallakastra, në një takim elektoral me qytetarët, i pari i qeverisë premtoi se PS do të garantonte e vetme rritje të ekonomisë në mbi 5%, ndërsa i ftoi ata që të votoni.
Mes të tjerash Rama u bëri thirrje qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, që të bashkohen për të bërë shtet. “Të bashkohemi pavarësisht bindjeve politike, pasi qëllimi ynë është që të bëjmë shtet. Ta shembim sistemin e kalbur te administratës. Luli di vetëm te flasë kur është para kamerave. Gjatë fushatës elektorale për bashkinë e Tiranës Luli dilte ne fushate me buke ne dore. Pasi mori votat, e harroi bukën. Saliun mbajeni në zemër, në mendje Shqipërinë”, nënvizoi Rama.
Ai shtoi më tej se disa parti votën e marrin me premtimin për të marrë pushtet.
“Besoj shumë fortë që gara elektorale e 25 qershorit është një garë për Shqipërinë që duam. 25 qershori nuk është një takim elektoral i radhës, por është për të vendosur nëse flamurin e Ismail Qemalit ta ngrejmë më shpejt. Disa parti votën e marrin me premtimin për të marrë pushtet. Ne kemi bërë shumë reforma. Koalicioni ynë ka bërë shumë reforma, kjo është e pamohueshme. Por sot është momenti që tu kërkojmë hapur një votë që do garantojë përgjegjësi të plotë për PS. Një votë që do na japë timonin e reformave pa qenë të detyruar që të ulim të tjerë në përherë. Të tjerë që s’duan përgjegjësi, por dorën në tepsi. Ky është një sistem që i ka kthyer zyrat e shtetit shqiptar në degë ku partitë me votat që marrin nga njerëzit nxjerrin përfitime në kurriz të tyre. Sa prej jush kanë qenë të detyruar që të hyjnë në hipotekë dhe të dalin prej aty të fyer?! Shumë. Ne kemi një sfidë të madhe dhe jam i bindur se mund t’ja dalim. Sfida jonë është ta rrisim ekonominë mbi 5 %”, tha Rama. Mes të tjerash ai pohoi se PS është e bindur në. Ne nuk donim dhe deri në sekondën e fundit kërkuam që t’i fusnim në zgjedhje, jo vetëm socialistet por demokratët. O e shembim këtë sistem, ose ata që ishim, ata që jemi, ata që do vinë, s’do jenë në gjendje të bëjnë asgjë për ju. O e merr populli në dorë vendimin që shteti është i të gjithëve dhe duhet t’i shërbejë të gjithëve, dhe jo për tepsinë. Dhe populli do ngelet me gisht në gojë, duke mos marrë asnjë shërbim”, tha Rama.