Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila.
Një ditë pas shkarkimit të tij, Hila është shoqëruar në ambjentet e Policisë Shkodër. Kryebashkiaku është shoqëruar për të dhënë dëshminë e tij për sulmet me molotovë ndaj KZAZ-së në Bushat, kohë gjatë së cilës u dogjën materialet zgjedhore si dhe u plagosën tre efektivë të policisë.
Më herët për këtë ngjarje janë shoqëruar edhe 14 protestues, si dhe janë shpallur në kërkim 9 persona mes të cilëve ndodhet edhe djali i Zef Hilës.