Kryeministri Edi Rama mohoi kategorikisht një aleancë me LSI-në pas zgjedhjeve të 25 qershorit, por nuk e ka thënë këtë për PD-në. Rama është shprehur se nuk ekziston asnjë skenar që PS të bëjë një koalicion me LSI-në, nëse në zgjedhjet e 25 qershorit nuk merr 71 mandate. Ndërkohë që Rama tha këtë, Fevziu e pyeti a e përjashton edhe një mundësi koalicioni me PD-në, dhe Rama u përgjigj kështu: "Çdo skenar është i hapur në bazë të vendimarrjes së popullit."