INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Edhe politikanët para drejtësisë nga më i gjati tek më i shkurtri

Rama: Edhe politikanët para drejtësisë nga më i gjati tek më i shkurtri

Publikuar më: 17:12 02-05-2018

Ajo çka u cilësua si ‘Fushata e llogaridhënies para qytetarëve, nisi nga kryeqyteti.

Kryeministri gjatë fjalës së tij iu rikthye edhe një herë tepsisë duke u shprehur se nuk e kanë marrë votën për të marrë të gjithë tepsinë për vete por për ta çuar për skrap.

“Kemi marrë votën jo për të marrë të gjithë tepsinë për vete, por për ta çuar tepsinë për skrap”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se nuk duhet të ketë vend në administratën shtetërore për njerëzit e korruptuar, pavarësisht nëse janë edhe të Partisë Socialiste.

“Nuk do të ishte bërë vettingu dhe nuk do ishin tundur të gjitha kollonat që mbanin në këmbë pallatin e korruptuar të drejtësisë nëse Partia Socialiste nuk do të ishte sot e vetme në pushtet”, u shpreh Rama.

Llogari para drejtësisë së re duhet të japin edhe politikanët.

“Nga më i gjati deri tek më i shkurtri, do të duhet që të mos mjaftohet më që unë jam i ndershëm dhe ai është hajdut, por të provohet si i tillë në varësi se kush paraqitet dhe kush jo, kur gjykatat dhe prokuroria të jenë pastruar nga i gjithë llumi i një çerekshekull”, u shpreh ai.

Article Logic
Execution time: 0.0041811466217041