Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarin e Komisionit të Forcave të Armatosura në Senatin Amerikan, Senatorin John McCain, i cili zhvilloi të premten një vizitë zyrtare në vendin tonë. Pas takimit kryeministri ka postuar një foto në rrjetet sociale, ndërsa i cilëson të paharrueshme 120 minutat e këtij takimi.
Rama thotë se McCain është një mik i madh i shqiptarëve.
“120minuta të paharrueshme me një mik të madh të shqiptarëve dhe një mbështetës besnik të Shqipërisë në rrugën e reformave që bëjnë shtet????”, shkruan Rama.