INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama fajëson shqiptarët për mos zhvillimin e turizmit

Rama fajëson shqiptarët për mos zhvillimin e turizmit

Publikuar më: 12:38 16-07-2018

Edi Rama erdhi në pushtet duke akuzuar sistemin por jo individët ndërsa sot pas 5 vitesh në pushtet fajin e ka mungesa e dijes e qytetarëve shqiptarë.

"Do kemi shumë familje dhe komunitete që do kuptojnë që në këtë vend nuk është pasuria por dija.

Dija është pengesa jonë kryesore sepse nuk na mungon pasuria por na mungojnë rrugët e dijes, dhe kjo akademi është një rrugë e re dije që do t'iu vihet në dispozicion njerëzve të zakonshëm", theksoi Rama

Këtë deklaratë të fortë kryeministri e lëshoj gjatë themelimit të “Akademisë së 100 Fshatrave”. Projekti i qeverisë është kthimi i 100 fshatrave në destinacione turistike.

"Kjo do të thotë se këto 100 fshatra do ti kthejmë në destinacione të mirëfillta turistike për, ti dhënë hov zhvillimit ekonomik dhe social dhe për të nxjerrë në pah një qasje të ndryshme ndaj të së nesërmes", shprehet Rama

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834