INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama falenderon banorët e Astirit, ndërsa për Bashën ka këtë mesazh [FOTO]

Rama falenderon banorët e Astirit, ndërsa për Bashën ka këtë mesazh [FOTO]

Publikuar më: 11:28 27-11-2018

Në ditën e dytë të procesit të vlerësimit dhe të matjeve të objekteve tek Astiri në Unazën e Re, Edi Rama reagon dhe ka një falenderim për të gjithë ata banorë që kanë hapur dyert dhe presin punonjësit e ARRSH. Kreu i qeverisë premton zgjidhje për këta banorë, të cilët kanë aplikuar për dëmshpërblim tek Autoriteti Rrugor, ndërsa tha se po ‘ndahen nga lukunia e Shqupit’. Për kreun e ekzekutivit problemet e këtyre banorëve në fakt po tentohen të politizohen nga kreu i opozitës, por kjo tha ai s’ka asnjë lidhje me opozitën. Nëpërmjet një statusi në Twitter Rama sjell dhe pamjet që punonjësit e ARRSH po ‘trokasin’ derë më derë, të pronarët që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

Edi Rama:
“Përgëzime familjeve të Unazës së Re që po ndahen nga lukunia e Shqupit dhe po përfitojnë sipas ligjit,banesën sociale,bonusin e qerasë trevjeçare apo lekët e shpronësimit për interes publik?Hesapet e Lul Kadriut s'kanë lidhje me interesat e tyre, të Tiranës e Shqipërisë që duam”.

 

rama_per_unazen_e_re.png

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793