Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vazhdon të përsërisë të njëjtën thirrje për të qenë të vëmendshëm të gjithë banorët e zonave përreth Vjosës që mund të prekën nga përkeqësimet e motit.
Ai gjithashtu ka shprehur falënderime në fjalën e tij:
“Dua te falenderoj Lulzim Bashën që dje ka shprehur mirëkuptimin për të ndërprerë diskutimet që ishin në rendin e ditës për buxhetin nga ana e opozitës dhe për të na dhënë mundësinë të mbyllim seancën në një kohë të arsyeshme që të ishim në krye të dëryrës. Dua të falenderoj shumë sinqerisht ministren e Mbrojtjes e cila prej atij momenti e deri sot ka qenë në terren gjatë natës bashkë me FA me grupet e organizuara të Policisë dhe Emergjencave Civile. Kemi gatishmërinë më maksimale se asnjëherë tjetër se kemi nxjerrë dhe mësime të së shkuarqs por edhe kalimi i Emergjencave Cilvile në varësinë e minsitrisë së Mbrojtjes ka përfitueshmërinë e vetë.
Situata ishte e paralajmëruar, fuqitë njerëzore sado të mëdha në këto raste jaaë të kufizuara deri tani falë operacioneve të shpëtimit gjatë natës që ka qenë shumë e vështirë është siguruar të mos kemi humbje në jetë njerëzish. Fatkeqësisht ka humvur jetën një elektricist i OSHEE në krye të detyrës.
Dua te falenderoj edhe kryetaret e bashkive pa dallim, per te gjithe punen qe kane bere dhe po bejne dhe te perseris apelin per te gjithe qytetaret ne zonat e prekshme, parashikohet fryrje e lumit te Vjoses, te jene vazhdimisht te vemendshem dhe ti pergjigjen kerkeses se strukturave per tu evakuuar dhe spostuar. Te shpetojme jetet e njerezve, te shpetojme bagetite dhe pastaj pjesa tjeter eshte momenti i bilanceve”, tha Rama.