Kur procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, Kryeministri Edi Rama ka falënderuar qytetarët shqiptarë që i dhanë mundësinë që të drejtojë vendin edhe për 4 vitet e ardhshme. Nëpërmjet një bluze, e cila e ka përdorur gjatë gjithë fushatës, kreu socialist falënderon shqiptarët për besimin që i dhanë.