Për ndarjen e parakohshme nga jeta të regjisorit Gjergj Xhuvani, shprehu pikëllimin dhe kryeministri Edi Rama.
Në një postim në profilin e tij në ‘’Facebook’’, Rama shkruan se ‘’iu deshën minuta të tëra për ta besuar lajmin e vdekjes’’ së artistit të njohur.
Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare pasi pësoi arrest kardiak në Romë. Ai po punonte për prodhimin e filmit ‘’Liqeni im’’.
Statusi i plotë:
O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit.
Sa shumē gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment...
Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri
S’kam fjalë...