INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama flet për bonusin: T’i nxisim të bëjnë më shumë fëmijë

Rama flet për bonusin: T’i nxisim të bëjnë më shumë fëmijë

Publikuar më: 12:40 10-11-2018
Kryeministri Edi Rama ishte vetë në Maternitetin e ri në Sarandë për të treguar kushtet shumë të mirë ku sillen në jetë bebet. Kreu i qeverisë takoi disa nëna që kanë lindur, të cilave, veç dhurtave për bebet që kanë sjellë në jetë, u foli dhe për bonusin që nënat do  të marrin nga 1 janari e në vijim. “Tani t’i nxisim të bëjnë më shumë fëmijë”, tha Rama në maternitetin e Sarandës. 
 
Lajmin tjetër të mirë kryeministri ua dha mjekëve dhe infermierëve. “Në janar kemi 300 mjekët e parë. Pastaj do të vijojmë me bonuset. Ky është spitali i rilindjes. Tani do të bëjmë edhe rritjen e rrogave  për infermierët, mjekët dhe të gjithë personeli. Krahasuar me nga u nisëm jemi shumë mirë, por në krahasim se ku duam të shkojmë kemi shumë përpara”, u shpreh shefi i qeverisë.
 
Kryeministri Edi Rama njoftoi se gjatë këtij mandati qeverisës maternitet të ri me të njëjtat standarde si ky i Sarandës, do të ndërtohet në Kukës, Korçë, Pogradecë dhe Berat.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0036928653717041