INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama flet për herë të parë: Ju tregoj pse nuk iu përgjigja pyetjes së gazetares, nëse audio-përgjimi i Xhafajt del i vërtetë, atëherë unë...[FOTO]

Rama flet për herë të parë: Ju tregoj pse nuk iu përgjigja pyetjes së gazetares, nëse audio-përgjimi i Xhafajt del i vërtetë, atëherë unë...[FOTO]

Publikuar më: 20:13 21-05-2018

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e përfolur ditët e fundit në lidhje me ikjen e tij në konferencën e shtypit nga pyetja e gazetares Ambrosia Meta. Rama u shpreh se ajo nuk mund të merrte përgjigje sepse vetëm po e ndërpriste.

“Si mund ta merrte përgjigjen kur nuk më dha kohë të përgjigjeshje. Më vjen shumë keq për të gjithë ata që e trajtuan si moment historic.

Ajo nuk mund të ndërpriste me mikrofon në dorë. Pamundësia për të dhënë përgjigjen dhe e disata herë që më ndaloi bëri që unë të ikja. Dhe thashë më mirë të largohesha se sa të ndërpritesha,” tha Rama

Kryeministri Edi Rama” është shprehur se pavarësisht gjithë situatës aktuale të Fatmir Xhafës dhe akuzat për të vëllanë, ai ka një vlerësim shumë pozitiv për punën e tij si ministër dhe se beson e është i bindur që audiopërgjimi dhe akuzat për “çështjen Xhafaj” janë të sajuar nga opozita.

Rama u shpreh se “Nëse pretendimi për audiopërgjimin është i vërtetë në këtë rast pozicioni im do rishikohet dhe rivlerësohet, por nëse prokuroria nxjerr, bazuar në një mbështetje shkencore, thotë që kemi të bëjmë me një falsifikim, atëherë jemi në kushtet e një strukture kriminale”.

ramds.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934