INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama flet për herë të parë për marrëveshjen: Sot fitoi Shqipëria, më 25 Qershor do të fitojë PS

Rama flet për herë të parë për marrëveshjen: Sot fitoi Shqipëria, më 25 Qershor do të fitojë PS

Publikuar më: 18:03 18-05-2017

Kryeministri Edi Rama po flet për herë të parë publikisht pas marrëveshjes së arritur me kreun e demokratëve, Lulzim Basha.

Ai tha se  sot fituan të gjithë shqiptarët, socialistë dhe demokratë, ndërsa në 25 qershor do të fitojë PS.

Rama tha se me marrëveshjen që u firmos, vettingu do të votohet përpara fushatës, duke i numëruar ditët gjykatësve dhe prokurorëve.

Rama: Jemi mbledhur këtu për këtë ditë, por besoj që më bukur sesa në vend se të çelim sot fushatën elektorale të brohorasim për realizimin e objektivit tonë strategjik, për një Shqipëri me shtet, me punë dhe mirëqënie, për vettingun që do votohet përpara fillimit të fushatës unë nuk besoj se do të kishte.

Të jeni të bindur se me të njëjtën vullnet dhe kokëfortësi që ne luftuam dhe fituam për vettingun do të punojmë për të rritur ekonominë, punësimin dhe mirëqenien.

Ju jeni dëshmitarë të një periudhe jo shumë të lehtë, jeni dëshmitarë të një momenti që sot pas një periudhe jo të zakonshme konfirmon faktin se ne kur themi duam dhe do bëjmë shtet nuk e themi, por e bëjmë.

Ne thamë që zgjedhjet nuk janë një lojë e partive, dhe në fakt ne kemi pranuar të shtyjmë zgjedhjet një javë brenda Kushtetutës dhe ligjit për të fituar betejën e një gjeneratë për një Shqipëri ku gjyqtarët e korruptuar marrin mesazhin e qartë se ditët e tyre në sistemin e drejtësisë janë tani më, të numëruara.

Nga ana tjetër ne nuk e kemi fshehur që ne PD pavarësisht se çfarë na thoshin, e donim në fushën e betejës, ne në të gjitha rastet do shkojmë edhe vetëm në zgjedhje për të respektuar ditën, por ne dëshirojmë që PD të jetë në fushën e betejës që ne të fitojmë edhe më shumë sesa  4 vjet më parë.

Për më tepër jo vetëm do fitojmë, por si asnjëherë në histori, opozita do ketë mundësinë që të shikojë nga brenda gjithë ecurinë e këtyre 37 ditëve dhe në fund do të jetë e detyruar të pranojë fitoren pa por, pa sikur, pa andej apo ketej.

Unë kam marrë shumë mesazhe sot. Besoj që një gjë duhet ta kemi sot shumë të qartë. Në 25 qershor do fitojë PS, por sot ka fituar e gjithë Shqipëria. Në 25 qershor fitimtarët do jenë ata që do votojnë PS, por sot kanë fituar socialistët dhe demokratët.

Ne dimë të udhëheqim, dimë të bëjmë kompromise, por ne as nuk dimë dhe as nuk duam që kompromiset ti bëjmë në kurriz të kushtetutës dhe shqitparëve pa dallim.

Article Logic
Execution time: 0.0028369426727295