INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama flet për protestën PD-së: Janë gati t'i venë flakën Shqipërisë

Rama flet për protestën PD-së: Janë gati t'i venë flakën Shqipërisë

Publikuar më: 17:21 23-04-2017

Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin javor” foli për politikën e përbuzjes, duke etiketuar me këtë shprehje ,opozitës, që sipas tij qëndron në çadër se i trembet vettingut.

Sipas tij, Partia Demokratike që do nisë nesër protestën duke bllokuar rrugët e vendit, ka për qëllim destabilizimin, tymin e rrëmujën, ndërsa shton se ata “janë gati t’i vënë flakën Shqipërisë”

“Çadra është shëmbëlltyra e mënyrës më të mbrapshtë të të menduarit të politikës për njerëzit, ata që dështuan ta bëjnë Shqipërinë shtet duke mos u sjellë vetë në radhë të parë si njerëz të ligjit, ata që janë ngujuar nga frika e drejtësisë nuk e kanë problem të prodhojnë duan destabilizim tym rrëmujë, Flasin për republikë të re se nuk duan që rruga e Europës të hapet”,- shtoi Rama.

“Ata e përbuzin aspiratën e shtetit për të jetuar me drejtësi, sepse kanë frikë nga drejtësia. Ata e dinë se populli pret të votojë në 18 qershor, dhe pikërisht se nuk duan Vettingun nuk duan të dalin para gjykimit të popullit me votë. Nuk duan që vendi të bëhet atdheu që dëshironte Ismail Qemali, apo Shqipëria si gjithë Europa që ëndërronin studentët e dhjetorit të vitit ’90.

Kjo është përbuzja që i bëjnë Shqipërisë që duam, me shtet, mirëqënie e punë. U them sot të gjithë shqiptarëve pa dallim, por në radhë të parë demokratëve të thjeshtë, mos i jepni mbështetje politikanëve që kanë frikë nga drejtësia, kujtdo që nuk e do Shqipërinë shtet, që nuk do të përgjigjet para drejtësisë si i barabartë me të gjithë ju. Mos i jepni asnjë shans atyre që janë të lidhur si mishi me thoin me pengesën e pallatit të drejtësisë, që bllokojnë rrugën, për të mbajtur në punë gjykatësit e korruptuar.

Kush është i varfër mund të ketë të gjithë inatin e botës me mua apo qeverinë time, por jo të bëhet pjesë e tyre që bllokojnë drejtësinë. Kush është shqiptar në zemër e mendje dhe me të drejtën e tij nuk më do mua si kryeministër , të refuzojë sidoqoftë të bëhet mercenar i politikës së përbuzjes. Janë gati t’i vënë flakën Shqipërisë që mos të shpëtojë ky popull nga zgjedha e pandëshkueshmërisë së njerëzve të formuar me para të zeza. A ja vlen të përfundosh në bandën e të akuzuarit për mbështetjen e gjykatësve të korruptuar. Në vend të paguash ti për dëmin që ata duan t’i shkaktojnë Shqipërisë sonë të përbashkët. Synojnë destabilizmin që nuk do ta arrijnë kurrë. Drejtësia në Shqipëri ka vonuar shumë, por është në pragun e derës sonë, që do ta hapim, dhe nuk ka çadër që të ndalojë,” tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0034182071685791