INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama flet për shkarkimin e Metës dhe paktin me Bashën

Rama flet për shkarkimin e Metës dhe paktin me Bashën

Publikuar më: 11:00 30-07-2019

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me çështjet më “të nxehta” politike të ditëve të fundit, siç janë ajo e teatrit, nisma për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe mundësia e një pakti mes tij dhe Lulzim Bashës.

Sa i takon teatrit, Rama ka shprehur me bindje të plotë se godina ekzistuese do të shembet, pasi sipas tij, gjithë debati që po bëhet është politik dhe mediokritet.

Për nismën për shkarkimin e Metës, kreu i qeverisë ka deklaruar se do të pritet raporti i Komisionit të Venecias për të marrë vendimin final, ndërsa për komunikimin me Bashën, u shpreh prerë se nuk ka pasur asnjë tentativë deri më tani.

‘’Ne e kemi çuar çështjen e Presidentit për trajtim nga Venecia, për ta bërë të qartë për të gjithë publikun dhe ndërkombëtarët. Do presim raportin e Venecias dhe do gjykojmë mbi bazën e raportit. Procesi vazhdon, nuk ishim të detyruar ta çonim në Venecia, por duke qenë se i besojmë ndërtimit të proceseve të konsoliduara dhe duke qenë se në këtë rast kemi mundësi t’i drejtohemi, ju drejtuam’’, u shpreh Rama

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002