INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama flet për shkarkimin e ministrave dhe rolin e Metës për këtë vendim [VIDEO]

Rama flet për shkarkimin e ministrave dhe rolin e Metës për këtë vendim [VIDEO]

Publikuar më: 17:38 12-03-2017

Kryeministri Edi Rama ashtu sikurse kishte paralajmëruar, në komunikim e tij javor në Facebook ka treguar arsyet e shkarkimit të katër ministrave të qeverisë.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, Ministri i Punëve Sociale Blendi Klosi, ai i Reformës Vendore Blendi Çuçi dhe ai i Brendshëm Saimir Tahiri, janë shkarkuar gjatë ditës së sotme, ndërkohë që zëvendësuesit e tyre ende nuk i ka bërë të ditur.

Rama ka hedhur poshtë të gjithë aludimet se këto zëvendësime janë kërkuar nga aleati i tij Meta. Ai gjithashtu ka thënë se këto ndryshime janë politike dhe nuk vijnë si kërkesë e protestës së opozitës.

Rama ka saktësuar faktin se katër ministrat e larguar do të fokusohet tek fushata e partisë socialiste.

“24 orët e fundit keni dëgjuar pafund teori konspirative për ndryshimet në qeveri, por unë do ju tregoj të vërtetën”- kështu e ka nisur kryeministri komunikimin e tij në Facebook.

Rama ka shprehur vlerësim të lartë për të katër ministrat që janë larguar sot.

“Dua të shpreh konsideratën time për të katërt ministrat. Duke nisur nga i pari, Saimir Tahiri, kampioni ynë i cili ktheu policinë nga ajo që ishte në institucionin më të besuar. Duke vazhduar me Blendi Klosin i cili vazhdoi përpara stafetën që mori nga Erion Veliaj. Ilir Beqaj, më i kritikuara nga kompanitë farmaceutike që iu hoq licenca në mënyrë të drejtë. Dhe në fund, por jo më pak i rëndësishmi, Bledi Çuçi i cili udhëhoqi reformën historike administrativo-territoriale.”

Gjatë komunikimit të tij, Rama ka komentuar edhe protestën e opozitës.

“këto ndryshime nuk kanë asnjë lidhje me shfaqjet elektorale që jep studio e instaluar në zyrën këtu poshtë meje. S’ka lidhje as me muzikën që mbush çadrën bosh gjatë, për të cilën më duhet të them që është nën nivelin e muzikës që luhen në lokalet e natës.”

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877