Kryeministri Edi Rama ka shkruar në ditën e trashëgimnisë kulturore dhe sportive në Facebook duke thënë se qeveria ka bërë gjithcka e do vazhdojë të bëjë për të mbrojtur trashëgimninë dhe mbështetur sportin. E kjo ditë sipas Ramës e gjen atë kryelartë.
Ja ç’shkruan:
"Sot është Dita e Trashëgimisë Kulturore dhe Sportit, e cila na gjen kryelartë për gjithçka kemi bërë e po bëjmë, për të mbrojtur trashëgiminë dhe mbështetur sportin, duke investuar në këto dy drejtime në 30 muaj, me shumë energji e fonde se sa në njëzet e kusur vite të marra së bashku! Ja një nga kantieret e mbrojtjes së trashëgimisë në Korçë dhe kantieri i pallatit të ri të lojrave me dorë ne Parkun Olimpik në Tiranë".