INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama flet për taksat, laçiani: Je një aktor i mirë, unë dua tubin...

Rama flet për taksat, laçiani: Je një aktor i mirë, unë dua tubin...

Publikuar më: 16:37 08-05-2018

Këtë të martë vijon fushata e bashkëqeverisjes në Laç. Sikundër gjatë bisedimeve me qytetarët nuk mund të mos mungonin edhe bisedat  mes kryeministrit Rama me qytetarët.

Rama në pjesën e parë të fjalimit e përqëndroi fjalimin tek taksat.

Kryeministri u shpreh se dritat nuk janë taksa, uji nuk është taksë. Ndërsa një qytetar i cili u ankua pikërisht për rritjen e taksave kërkoi fjalën sërish kur Rama po fliste.

Qytetari e cilësoi Kryeministrin një aktor të mirë dhe se e ka vështirë ta përballojë. Ndër të tjera Kryeministri shtoi se janë rritur vetëm dy taksa, ajo kundrejt oligarkëve dhe e duhanit.

Ja cila është biseda mes tyre:

Rama: Dritat nuk janë taksa, uji nuk është taksa, mos ndërprit të dëgjova. Ankohen ata që nuk paguajnë taksa.Ca takse i është rrit zotërisë.

Qytetari: Jeni aktor i mirë komunikimi e kemi vështirë të përballemi. Mirë që është rritur, unë dua tubin e ujit ta kem afër. Po flas për tubin, s’di taksë që është rrit.

Rama: Skemi ca përballemi. Ulu mo zotëri tani, ti spaguan asnjë taksë, ti e the vetë. Unë nuk mendoj që ti duhet të paguash taksa. Ti je pa punë dhe s'paguan taksa. Dhe çon dorën që të janë rritur taksat, ti s’paguan asnjë taksë. Rrej, rrej rrej, krijohet një psikozë sikur kjo qeveri vetëm rritë taksa. Jo. ne kemi rritur vetëm dy taksa. Ekspertët e Facebookut thonë ç’janë këto taksa me këto paga, por kush merr rrogë deri ën 30 mijë lekë e ka taskën zero. Biznesi i vogël nga 5 deri në 8 milionë xhiro paguan 5 përqind, nën këtë zero. Kemi rritur taksën e karburantit. E dëgjuat hsitorinë e rrugës Thumanë-Milot. Ka që në vitin 2010 që ka filluar një rrotondë, ka që në 2009, që ka nisur një copë tjetër dhe rruga është ende e papërfunduar. Dikush mund të thotë t’i s'ke ardhur dje, ke ardhur para 4 vitesh e gjysëm në qeveri, pse se përfundove ti. Rrugët u lanë rrugëve sepse Saliu thotë kemi bërë 10 mijë kilometra, me vizoren e Saliut shifrat duhen marrë me lekët e vjetra, por sidoqoftë qeveria paraardheëse ka bërë tendera shumë më tepër se sa qeveria jonë. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719