INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama flet për televizionin italian: Shqipëria nuk është në krizë, s’ka zgjedhje të parakohshme! [VIDEO]

Rama flet për televizionin italian: Shqipëria nuk është në krizë, s’ka zgjedhje të parakohshme! [VIDEO]

Publikuar më: 21:45 28-02-2019

Televizioni Italian TG2 është duke zhvilluar një emision gjatë mbrëmjes së sotme një emision për situatën politike aktualisht në Shqipëri.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë është kryeministri Rama, i cili është shprehur se vendi jonë nuk është në një krizë, thjesht është artificiale e krijuar nga opozita.

Kryeministri Edi Rama qëndroi i palëkundur në idenë se nuk ka zgjedhje të parakohshme dhe se kriza që ka prodhuar opozita me dorëheqjet nga Kuvendi dhe protestat e dhunshme është artificiale.

“Më vjen keq që për fat të keq këto imazhe që janë përhapur, që kanë dhënë përshtypjen e një vendi që është në krizë, ka një krizë politike artificiale, të krijuar dhe të dashur nga një opozitë që duhet të përballet me zgjedhjet e qershorit dhe është tepër mbrapa me sondazhet, ka humbur para një viti në zgjedhjet që janë pranuar edhe nga opozita. Në rrugëtimin drejt Europës kemi nevojë për stabilitet.

Kjo është një situatë mjaft e panjohur nga jo që cfarë kam shfletuar në librat e historisë ka ndodhur në Italinë e viteve ’20. Sikur opozita në Itali, opozita të thoshte duam një qeveri ndryshe se nuk mund të fitojmë me këta, por kjo është një gjë që nuk funksionon.

Nëse do të thosha se korrupsioni nuk është problem do të thosha një gjë jo të vërtetë, por është duke u luftuar si asnjëherë më parë. Në raportin e KE, vjet u rekomandua çelja e negociatave, pasi ne kemi luftuar korrupsionin, i jemi futur një reforme në gjyqësor që është model për të gjithë rajonin” tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0021378993988037