INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama flet për tragjedinë e Otrantos dhe fajtorët e vërtetë të fatkeqësisë

Rama flet për tragjedinë e Otrantos dhe fajtorët e vërtetë të fatkeqësisë

Publikuar më: 12:33 26-03-2017

20 vite nga tragjedia e Ortantos, në të cilën humbën jetën 105 persona, kryeministri Edi Rama deklaroi para familjarëve dhe të pranishmëve në një takim enkas në Vlorë, se shpreson që ngjarje të tilla tronditëse nuk do të ndodhin më.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë theksoi se fajtorët e vërtetë të fatkeqësisë nuk janë ndëshkuar, ndërsa sipas tij është me rëndësi zbatimi i reformës në drejtësi. Po ashtu Rama pohoi se kujtesa është hap i pashmangshëm për të kujtuar të ardhmen.

 

“Të gjithëve ju t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë, por dhe kryetarit të bashkisë së Brindizit, të asaj kohe, qytetarit më të ri të nderit për ç’ka bëri atëherë për faktin se si është me ne për të përkujtuar një tragjedi. Që asokohe tronditi Shqipërinë dhe Italinë, shumë faleminderit për praninë tuaj. Është ky një moment për të kthyer kokën pas dhe për të shikuar me sytë e imagjinatës gjithë ato pamje, ato ngjarje, ata zëra të një prej juve kur Vlora u bë epiqendra e një krizë të jashtëzakonshme, e cila shtyhu mijëra njerëz që të merrnin detin me shpresën e madhe se do gjenin në anën tjetër të detit atë që këtu e humbën plotësisht. Dhe, janë plot 20 vite që nga ajo e premte që ishte një ditë e shenjtë për të gjithë ata që besojnë, por u kthye në një të premte të zezë për Vlorën, duke u bërë tragjedia më e rëndë e ndodhur ndonjëherë në historinë e gjithë këtyre viteve të vështira. 24 të zhdukur dhe 81 viktima të regjistruara janë edhe sot, dhe do mbeten gjithnjë një plagë e pambyllur në kujtesën e këtij qytet në radhë të parë por dhe gjithë atyre që me këtë qytet kanë një lidhje shpirtërore. 46 gra dhe fëmijë, pjesëtarë familjesh të mbetura mes dy brigjesh si simbol i një momenti të madh dëshpërimi dhe shprese. Janë sot e gjithë ditën një arsye për të kujtuar dhe për të guxuar të besojmë se jo vetëm një tragjedi e tillë dhe të tilla ngjarje s’do përsëriten më, por se Shqipëria që duam do bëhet më herët se vonë një vend ku gratë dhe fëmijët mos të kenë nevojën për të rrezikuar jetën dhe ardhmërinë e familjes së tyre, por të gjejnë Atdheun tonë të përbashkët me shpresë dhe besim.”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109