INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama flet për turistët dhe të ardhurat: Gjysëm miliard euro më shumë të ardhura se një vit më parë

Rama flet për turistët dhe të ardhurat: Gjysëm miliard euro më shumë të ardhura se një vit më parë

Publikuar më: 15:06 31-08-2018

Megjithëse rezultateve pozitive të këtij sezoni turistik kryeministri Edi Rama kërkon nga pushteti vendor që të nisë menjëherë punën për sezonin e ardhshëm.

Në një takim me krerët e bashkive si dhe prefektët, Edi Rama foli për herë të parë për shifra konkrete të turistëve dhe të ardhurave nga ky sezon turistik.

"Kemi një rritje të rëndësishme të numrit të turistëve dhe afro gjysmë miliard euron më shumë të futura në ekonomi se sa vitin e kaluar" deklaron Rama.

Kryeministri Edi Rama nuk nguroj që ti shtrijë dorën e bashkëpunimit të gjitha njësive të pushtetin vendor, pavarësisht ngjyrave politike që i përkasin, që të punojnë dhe të dorëzojnë propozimet e tyre për sezonin e ardhshëm turistik. Megjithatë ajo që nuk e favorizon shefin e ekzekutivit janë pikërisht zgjedhjet për pushtetin vendor vitin e ardhshëm.

"Bëni reflektimet tuaja lidhur me sezonin, sepse ju jeni në terren përditë dhe të bëni propozimet dhe kërkesat tuaja pa humbur kohë për sezonin e ardhshëm

Edhe pse vitin tjetër janë zgjedhjet dhe shumë nga ju mund të jeni në fushat e të tjerë jo bëni sa më shumë që te kemi sezon të mriz" theksoi kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051