INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ftesë publike LSI-së për koalicion, i përgjigjet Meta

Rama ftesë publike LSI-së për koalicion, i përgjigjet Meta

Publikuar më: 10:35 02-04-2017

Ndërkohë që  Edi Rama pret nga ai një përgjigje për të ardhmen e koalicionit, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta pohoi se forca politike që përfaqëson nuk i ka shërbyer nxitjes së konfliktit.

Në një takim me të rinjtë e LRI në Kuçovë, Meta pohoi se LSI i ka shërbyer vetëm nxitjes së dialogut.

“Të rinjtë e të rejat e LRI janë shembulli dhe modeli i një lidershipi të ri në Shqipëri. LRI një politike të re, vizionare, solidare, që kujdeset për njerëzit dhe në radhë të parë për të rinjtë e të rejat. Suksesi i zgjedhjeve të ardhshme nuk është as rezultati i LSI dhe as rezultati i askujt tjetër. Suksesi i zgjedhjeve, standardi i besueshmërisë që ato do të realizojnë për qytetarët tanë. Nga zgjedhjet varet shumë fati i të rinjve e të rejave të Shqipërisë dhe i të ardhmes evropiane të vendit tonë. LSI-ja asnjëherë nuk i ka shërbyer nxitjes së konfliktit, por i ka shërbyer vetëm nxitjes së dialogut. Vetëm përmes dialogut politik mund të forcohen institucionet në vend”, tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887