INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama fton opozitën, shumica është gati për vetingun [VIDEO]

Rama fton opozitën, shumica është gati për vetingun [VIDEO]

Publikuar më: 17:33 05-03-2017

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e opozitës që qëndron prej më shumë se dy javësh në një çadër në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kreu i qeverisë tha në monologun e së dielës nga zyra e tij nëpërmjet Facebook se opozita duhet të votojë Vetingun për të çliruar integrimin e vendit. Ai tha se kërkesa e saj për qeveri teknike është për të zgjidhur hallin e saj pasi kërkon të marrë pushtet pa u bërë zgjedhjet. “Koha është tani dhe opozita, përkatësisht Partia Demokratike nuk mund të fshihet më nën çadrën e luftës për pushtet duke braktisur detyrën e saj kushtetuese, politike dhe qytetare me përfaqësimin e zgjedhësve të saj, të cilët mund të mos e duan qeverinë me të drejtën e tyre, por Shqipërinë, drejtësinë dhe integrimin evropian e duan po njësoj sa zgjedhësi dhe mbështetësit e kësaj qeverie. Të thuash sot dua një herë pushtetin në tavolinë pastaj të shohim e bëjmë për Vetting-un është njëlloj si të thuash “karrigia ime nuk pret se po fundoset dhe se drejtësia pret edhe 25 vjet të tjera. Punë e madhe se demokratët e zakonshëm, njësoj si socialistët e zakonshëm do të vazhdojnë të fundosen në detin e viktimave të korrupsionit dhe krimit që bëjnë ligjin nëpër gjykata. Jo vetëm kaq. Të thuash sot që qeveria e zgjedhur nga populli me votë, madje në zgjedhje që i kam organizuar vetë duhet të iki përpara zgjedhjeve sepse përndryshe do t’i fitojë prapë zgjedhjet dhe prandaj nuk ka kuptim madje të bëhen as zgjedhjet është njëlloj sikur të thuash Kushtetuta, ligjet, populli janë llafe boshe. O më jepni mua pushtetin në tavolinë, o unë do ta mbaj popullin peng të prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar që e mbajnë drejtësinë larg çadrës sime”. Rama tha se në këtë rrugë ku ka hyrë, opozita le të qëndrojë sa të dojë në çadër dhe le të bëjë edhe vetëvrasje politike nëse do, por kërkesat e saj janë të pazgjidhshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037031173706055