INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama: Gjendje e pazakontë/ Basha zbrit në terren, lëri shfaqjet në TV!

Publikuar më: 19:02 08-11-2016

Gjendje e pazakonte. Me keto fjale e perkufizoi situaten e sotme kryeministri Edi Rama ne mbledhjen e Zyrës Operacionale. Ndersa kryetari i Partia Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të lërë shfaqjet në television dhe të zbresë në terren, në zonat e përmbytura.

Edi Rama, Kryeministër: Gjendja është e pazakonshme nga reshjet. Reshjet vijojnë me intensitet e parashikohet të vazhdojnë. Angazhim për të përballuar situatën. Të gjitha strukturat nën drejtimin e ministrave dhe të personave përgjegjës janë angazhuar për ta përballuar sa më mirë të jetë e mundur një gjendje që realisht është vërtetë e pazakonshme sa i përket reshjeve të parashikuara

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së: Po ndjekim me vëmendje dhe shqetësim të madh situatën si rezultat i përmbytjeve. Rama të ndërpresë shfaqen televizive të marrë vendimet që nuk ka marrë tani, ti bëjë transparente. Vetë të niset aty ku qytetarët përballen me izolimin nga uji dhe të merren masa lehtësuese.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879