INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama: Gjykatat lirojnë kriminelët. Tur kombëtar për Vettingun [video]

Publikuar më: 15:39 01-03-2017

Edi Rama:

“Në qoftë se lirohen kriminel, këtë e bëjnë gjykatat”.
Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Shkodrës, i cili ka nisur një tur leksionesh në Universitet publike për të theksuar rëndësinë e reformës në drejtësi. Të gjithë problemin Edi Rama e sheh tek Gjykatat, ndaj sipas tij është jetik procesi i Vettingut.
Edi Rama:
“Thonë se na duhet një qeveri teknike, e për cfarë na duhet, ne na duhet Vettingu”.
E Vettingu i shërben të gjithë subjekteve politike thotë numri një i ekzekutivit.
Edi Rama:
“Gjykatat tona janë një ndërmarrje që shet drejtësinë e nuk pyet nëse je i majët apo i djathtë. Le të jesh dreqi vetë por po pate lekët e merr ti të drejtën”.
Ndërkohë në kryeqendrën e veriut , Kryeministri është pritur me protesta nga të rinjtë demokratë .

 

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209