INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Gramoz Ruçi kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla kreu i grupit parlamentar të PS

Rama: Gramoz Ruçi kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla kreu i grupit parlamentar të PS

Publikuar më: 11:27 27-08-2017

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Gramoz Ruçin për postin e Kryetarit të Parlamentit të Ri të Shqipërisë. Ky do të jetë propozimi i Partisë Socialiste i cili do të mbështet nga kjo forcë politike. “Që ne ti japim vendin e duhur kryetarit të Kuvendit të Ri, Gramozi ka eksperiencën e duhur. Është nderë dhe krenari që ne ti japim mbështetjen tonë për postin në mandatin e kryetarit të Ri të Kuvendit të Shqipërisë”. Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Parlament do të jetë Taulant Balla.
Ndër të tjera Rama tha se nuk do të ketë më tepsi e ndarje postesh.
“Mua nuk më mundon formimi i qeverisë, po qëllimi i madh për të arritur ndryshimet e premtuara. Qeverinë do ta sajojmë me brumin tonë, sigurimi i bashkëveprimit midis nesh, dhe njerëzve gjatë këtij mandati që të mos krijohen hendeqet që mos ta shikojmë pastaj qeverinë në hendek dhe në gropë. Koalicioni qeverisës të jetë real, garanti i gjithë kësaj është Partia Socialiste dhe ka vetëm një përgjegjës, Partia Socialiste, nëse nuk jemi në lartësinë e duhur, duhet të kemi partinë që duan ata që na kanë votuar, dhe jo partinë që duan ata që ikën në 25 qershor.  Ne jemi e vetmja garanci për të bërë shtet, ne jemi 1-shi, nuk jemi as 2-shi e as 3-shi s'mund të jemi. Mbarëvajtja e partisë në këto katër vjet është mbarëvajtja dinamike për qeverinë në këto katër vjet. Askush mos të shpresoj se do të harrohen këto punë edhe tepsia do vi pas katër muajsh andej nga vitit i Ri, jo tepsia nuk do vij kurrë”.

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729