INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama hap “dyert” për mediat: Ja vizita ime në SHBA

Rama hap “dyert” për mediat: Ja vizita ime në SHBA

Publikuar më: 13:39 18-04-2016

Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri dhe njëherësh kreu i socialistëve zhvilloj takimin me grupin parlamentar. Por ndryshe nga sa ka ndodhur që prej ardhjes së socialistëve në pushtet, Edi Rama i ka hapur “dyert” dhe medias, duke e zhvilluar takimin me deputetët në prani të kamerave televizive. Dhe kjo jo rastësisht, pasi ai foli për vizitën e tij historike në SHBA dhe takim me kreun e Shtëpisë së Bardhë Barack Obama.

Duke e cilësuar vizitën si të suksesshme, Rama tha se mesazhi kryesor i marrë nga Uashingtoni zyrtar gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë ishte realizimi i reformës në drejtësi.

“Përcaktimi ynë i qartë është se kjo reformë përbën në sytë e partnerit tonë strategjik një test të seriozitetit të marrëdhënieve me SHBA, sepse SHBA mbështesin fuqishëm shtetin shqiptar dhe duan që reforma në drejtësi të mos pengohet nga askush për asnjë arsye”.

Rama foli dhe për marrëveshjen e firmosur nga Ministri I Brendhsëm Saimir Tahiri dhe Drejtorit të FBI:

“Marrëveshja e nënshkruar mes drejtorit të FBI-së dhe ministrit të Brendshëm Tahiri shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e konsolidimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe tregon konsideratën e administratës amerikane për Policinë e Shtetit”.

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217