INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama hap fushatën: “18 Qershori nuk preket” [VIDEO]

Publikuar më: 15:16 09-05-2017

Kryesocialisti Edi Rama hapi zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit me një zotim të qartë.

Edi Rama:
“I thash Lulzimit, harroje 18 qershori nuk preket”.
Në një fjalim të gjatë 95 minutësh, Edi Rama tha se tashmë ka përfunduar çdo mundësi kompromisi për zgjidhjen e krizës politike me Partinë Demokratike, e se opozita ka bërë zgjedhjen e saj.
Edi Rama:
“ Vendosën të vrasin veten. Çurçilli thotë se jeton gjithë jetën me pishmanin pse e bërë. Le të jetojnë, vetë e zgjodhën tani le ta vuajnë inatin e politikës.
Në këto kushte puna për zgjedhjet e 18 qershorit ka nisur me një moment shumë të rëndësishëm, ajo e shtypjes së fletëve të votimit.
Edi Rama:
“Kur u dorëzova dhe unë ska mbetur asgjë tjetër veçse ti lëmë pas e të vazhdojmë përpara drejt 18 qershorit. Që sot fletët e votimit kanë fluturuar për tu shtypur dhe zgjedhjet do të bëhen më 18 qershor”.
Pas zgjedhjeve do të ketë një opozitë të re, e për herë të parë pas 27 vitesh në parlamentin pluralist në Shqipëri Rama tha se nuk do të jetë Berisha:
Edi Rama:
“Do të jetë parlamenti i parë pa Saliun por jo pa opozitën”.
Rama i ka dhënë përgjigje dhe kritikëve edhe mbin jetëgjatësinë e parlamentit që do të dalë nga zgjedhjet e 18 qershorit.
Edi Rama:
“Kujdo që mendon që Parlamenti i ri do ta ketë jetën e shkurt ngaqë PD sdo të jetë, i them se gabon , sepse liria në zgjedhje do të krijojë opozitën e re shqiptare.
Falënderimet për punën e kryer gjatë këtij mandati kanë qenë të shumta, që nga nëna e bashkëshortja e tij por dhe lideri historik i socialistëve Fatos Nano.
“Kjo është gara më e vështirë e PS, të paktën që kur unë jam e me këtë rast unë përshëndes Fatos Nanon nga ky Kongres.
Kryesocialisti tha se në mandatin e dytë ka një qëllim për vendin, teksa për të 4 vitet që la pas në drejtimin e vendit thotë se bëri shumë por jo aq sa deshi.
Edi Rama:
“Ky mandat ishte mandati i sallës së operacionit ndërsa mandati tjetër do të jetë mandati i shërimit të plotë”.

Article Logic
Execution time: 0.0033359527587891