INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i ashpër me BE: Përdor dy fytyra për vendet tona

Rama i ashpër me BE: Përdor dy fytyra për vendet tona

Publikuar më: 11:40 26-11-2018

Kryeministri shqiptar, Edi Rama përdori retorikë të ashpër në drejtim të Bashkimit Europian dhe Serbinë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë. Ai akuzoi Bashkimin Europian se përdorë dy fytyra ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa tha se dy vendet duhet të trajtohen si një i vetëm kur bëhet fjalë për rrugën drejt integrimit europian.

“Fond të përbashkët të dy ministrive të Jashtme dhe përgatitjen e një dokumenti analitikë “Shqipëria, Kosova në horizontin e vitit 2025”, një dokument demokrafik, ekonomik, social, i sistemeve politike dhe të gjitha këto së bashku. E di se çfarë do të thonë menjëherë në Beograd, po unë kam parasysh bashkimin e shqiptarëve si një domosdoshmëri në rrugën e BE dhe BE duhet t’i jap fund qasjes së dyfytyrtë, një për Shqipërinë dhe një për Kosovën. Shqipërisë i thotë do të hapin negociatat sot, do i hapim nesër, Kosovës i thotë do liberalizoheni sot, do liberalizoheni nesër dhe ndërkohë ajo që ndodh është që Serbia vazhdon të hap kapituj dhe ia del duke përdorur tre fytyra”, deklaroi Rama.


Për raportet me Kosovën, kryeministri Rama sulmoi dhe Serbinë, për të cilën tha se po sillet me 3 fytyra.


“Marrëdhënia jonë me Serbinë është strategjike në afatgjatë por nëse Serbia e sheh këtë si shprehje të një nevoje të njëanshme gabon, kjo është një nevojë e dyanshme dhe për këtë nevojë të dyanshme Serbia duhet të jetë e gatshme të ulet në tavolinë me një fytryrë, jo me 3 fytyra, një për Kosovën, një për Shqipërinë dhe një për komunitetin ndërkombëtar. Të zgjedh cilën fytyrë do të përdorë me shqiptarët dhe ne jemi të gatshëm ti rrimë përballë me një fytyrë”, vijoi kryeministri.


Kreu i qeverisë shqiptare i dha plotësisht të drejtë Kosovës për taksën 100 për qind ndaj Serbisë, ndërsa kryeministri Ramush Raradinaj e fokusoi fjalën tek heqja e barierave doganore mes dy vendeve tona.
“Zero bariara tarifore për shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri”, tha Haradinaj.

Në këtë takim dy qeveritë nënshrkuan disa marrëveshje mes të cilave për roaming dhe njohjen e ndërsjelltë të patentave. Kjo ishte mbledhja e pestë e përbashkët e dy qeverive.

Article Logic
Execution time: 0.0015480518341064