INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i bën thirrje BE-së nga OKB-ja, ka një mesazh për PD dhe LSI

Rama i bën thirrje BE-së nga OKB-ja, ka një mesazh për PD dhe LSI

Publikuar më: 18:01 22-09-2017

Pas fjalimit të tij në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës. Numri 1 i qeverisw ka prekur disa pika kryesore, ndwr tw cilat janw koalicioni me PD dhe LSI-nw, shtwpitw e shembura nw Shkollzw, ligji pwr dekoratat dhe mbetet, si dhe i ka bwrw thirrje Bashkimit Evropian qw t’i mbajw dyert e hapura.  

 “PD ka të drejta dhe detyrime të dëgjojë edhe kërkesat e palës tjetër. Nuk mund të ecim në menynë e parapërcaktuar nga PD. E mirëkuptoj kërkesën e PD, por tryeza e dialogut nuk mund të jetë me një menu të përcaktuar. Ne jemi gati të përfshihemi në reformën zgjedhore, por jo sipas ritmit të PD, por të dakordësuar bashkë” deklaroi ai.

 Deklarata e Ramës ishte një përgjigje për Bashën, i cili pak ditë më parë parashtroi tre kushtet e demokratëve për reformën zgjedhore, që ishin votimi dhe numërimi elektronik, reduktimi i rolit të kryetarëve dhe partive, si dhe përfaqësim më të lartë të qytetarëve.

 Rama: Ja pse tërhoqëm ‘dekoratat’ e ‘mbetjet’

Kryeministri Rama ka sqaruar se përse PS tërhoqi projektligjin për dekoratat dhe dekretin për mbetjet.

 “Kryetari i grupit ka qenë i qartë, do të rikthejmë në një diskutim të gjerë këtë temë, që lloj-lloj sharlatanësh kërkojnë që të fitojnë pikë duke mashtruar dhe në respekt në publikut do të marrim kohën e duhur që njerëzit ta kuptojnë që bëhet fjalë për një proces modernizues të Shqipërisë dhe mundësisë për një kapacitet riciklues për mbetjet e gjelbra, si kur e kanë vendet e tjera. Megjithatë nuk ka urgjencë, qentë le të lehin, karvani do të ecë përpara.

Përsa i përket dekoratave, projektligji kërkon një rishikim për ta përmirësuar më shumë atë nisëm ligjore, jam lajme të mira, kur një shumicë e fuqishme ka edhe kapacitetin të reflektojë në funksion të respektit për veten që cdo nisëm të jetë sa më e përsosur” deklaroi ai.

Pakti i 18 Majit ka vdekur? Rama: Të bashkohemi për Shqipërinë

I pyetur për deklaratat e Bashës se marrëveshja e 18 majit ka vdekur, Rama u shpreh se të gjithë duhet të bashkohen për të mirën e vendit, atëherë kur ka nevojë.

 “Secili zgjedh qasjen dhe rrugën e vet, por asnjë qasje nuk mund të përjashtojë Shqipërinë, që ka nevojë për të gjithë.

 Ne do të këmbëngulim në cdo rast të ftojmë palët e tjera në bashkëpunim në të mirë të vendit, pasi ka humbur shumë kohë me konflikte, që nuk kanë sjellë ndonjë vlerë.

 Është koha të bëhemi bashkë për Shqipërinë. Për shumëcka jemi të ndarë do të vazhdojmë që të përplasemi në llogoret tona” përfundoi ai.

Intervista e Rames

Më parë keni fajësuar LSI, tani i keni votat...

Nuk kemi fajësuar persona, apo subjekte të veçanta, unë e kam vlerësuar cka koalicioni i mandatit të parë bëri. Edhe vota e 25 qershorit e nxori në pah, një faqe e re është hapur dhe ne do të bëjmë cdoms ta shkruajmë për një ekonomi më të fortë, me më shumë investiem të huaja dhe shërbime më dinjitoze për qytetarët.

 Tonet me opozitën, por ka mosbesim nga Basha, i cili tha marrëveshja e majit ka vdekur, edhe lsi e ashëpr,

Secili zgjedh qasjen dhe rrugën e vet, por asnjë qasje uk mund të përjashtojë Shqipërinë, që ka nevojë për të gjithë. Ne do të këmbëngulim në cdo rast të ftojmë palët e tjera në bashkëpunim në të mirë të vendit, pasi ka humbur shumë kohë me konflikte, që nuk kanë sjellë ndonjë vlerë. Është koha të bëhemi bashkë për Shqipërinë. Për shumëcka jemi të ndarë do të vazhdojmë që të përplasemi në llogoret tona.

 Qindra banorë në Shkozë po ankohen për shembjen e banesave, Veliaj tha se përgjegjësia është nga ana sociale, disa ankohen për legalizime selektive, ka një lloj pakënaqësie?

Shkoza nuk meriton koment deri në Nju Jork, por është një proces si gjithë të tjerat, që të shemben ndërtimet pa leje ku pengohet zhvillimi i infrasktuerës, dhe kush ka ndërtuar pa leje, patjetër që nuk mund të prendetojë që të përkëdhelet, as të dëmshpërblet dhe as të shpronësohet, por meriton të trajtohet me kujdes duke mos e lënë pa strehë, qera për një periudhë të caktuar derisa të akomodohen me forcat t tyre. Pastaj me historitë me arrogancnë nuk kanë vend, shteti ka detyrë t’u shërbejë qytetarëve. Të bësh shtet nuk ka shumë rrugë, rruga është e qartë, por do ketë edhe shqetësime të kësaj natyre, që i përkasin një pakice të vogël.

 Zoti Rama, dekreti i Nishanit për ligjin e mbetjeve u fut dhe më pas u tërhoq, cili është plani i qeverisë?

Kryetari i grupit ka qenë i qartë, do të rikthejmë në një diskutim të gjerë këtë temë, që lloj sharlatanësh kërkojnë që të fitojnë pikë duke mashtruar dhe në respekt në publikut do të marrim kohën që njerëzit ta kuptojnë për atë që turbullon, që bëhet fjalë për jnë proces modernizues të Shqipërisë dhe mundësisë për një kapacitet ricikules për mbetetjet e gjelbra, si kur e kanë vendet e tjera. Megjithatë nuk ka urgjencë, qentë le të lehin, karvani do të ecë përpara.

 Po për dekoratat?

Ka një kohë të gjatë dhe kërkon një rishikim për ta përmirësuar më shumë atë nisëm ligjore, jam lajme të mira, kur një shumicë e fuqishme ka edhe kapacitetin të reflektojë në funksion të respektit për veten që cdo nisëm të jetë sa më e përsosur.

 Cila do të jetë marrëdhënie e re me FMN?

Kjo është një program i ri, që është brenda portofolit të FMN, nuk është vazhdimi i të njëjtit program. Roli i FMN nuk është aq i pranishëm sa ishte, por mbetet i nevojshëm.

 Një nga pikat e marrëveshjet së majit, ishte për reformën zgjedhore, a do kërkoni ndryshimin e sistemit proporcional?

PD ka të drejta dhe detyrime të dëgjojë edhe kërkesat e palës tjetër. Nuk mund të ecim në menynë e parapërcaktuar nga PD, por palët duhet të ndërveprojnë. E mirëkuptoj kërkesën e PD, por tryeza e dialogut nuk mund të jetë me një menunë të përcaktuar. Ne jemi gati të përfshihemi në reformën zgjedhore, por jo sipas ritmit të PD, por të dakordësuar bashkë.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Edi Rama ka dekalruar se prioritet i qeverisjes së tij është anëtarësimi në BE.

“Integrimi prek çdo qelizë të arkitekturës sonë të zhvillimit. Është aftësia jonë për të bërë reformat e nevojshme që do të mundësojnë këtë proces. Reforma e drejtësisë që po zbatojmë është çelësi”, ka deklaruar Rama. nga ana tjetër, ka theksuar kreu i qeverisë, Shqipëria pret që partnerët europianë të hapin dyert për negociatat e anëtarësimit.

“Shpresojmë që BE, pavarësisht krizës aktuale, zgjerimin ta ketë prioritet. Aq sa Shqipëria ka nevojë për BE, aq edhe BE ka nevojë për një Ballkan më të zhvilluar e të qëndrueshëm”, ka thënë Rama.

Rama ka nënvizuar se është e nevojshme që ndërkombëtarët t’i trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjithë faktorët në rajonin e Ballkanit, përfshirë këtu Kosovën, e cila sipas tij ka nevojë të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare.

“Prandaj ne besojmë se anëtarësimi i Kosovës në organizmat ndërkombëtarë do t’i shërbejë stabilitetit. Shumë e kanë përdorur këtë foltore për të deklaruar se nga pavarësia e Kosovës do të lindin forca të errëta. Asgjë nga këto nuk ndodhi. Sot Ballkani perëndimor është shumë i mirë se 7 apo 10 vjet përpara. Pavarësia e Kosovës jo vetëm nuk çliroi asnjë forcë të errët, por solli stabilitet”, ka shtuar Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215