Në një takim me qytetarët kryeministri Rama ka folur në lidhje me zgjidhjen e problemve të tyre përmes denocimeve në platformën e posaçme. Mes të tjerash nuk munguan batutat, kur tha se platforma të gjen mikun edhe sikur të jesh në fund të botës. “Në pikën ku ke mbetur vetëm dhe askush nuk të kthen sytë, jo mik dosido por mik direkt ministrin, titullarin më të lartë të institucionit përmes grave, burrave që punojnë për platformën, që janë më të pakorruptueshmit,” sqaroi Rama.