Pavarësisht se kanë mësuar dhe dëgjuar mesazhin e kryeministrit Rama për dialog dhe komunikim, studentët protestues kanë thirrur në kor “S’ka negociata!”
Të rinjtë pretendojnë se zgjidhja e vetme qëndron në plotësimin e kërkesave, të cilat janë fare të qarta.
Po ashtu të rinjtë, kanë thirrur në kor “E duam arsimin si gjithë Europa”.
Studentëve protestus iu janë bashkuar edhe të rinj të rretheve të cilët kanë bojkotuar mësimin në universitetet e tyre, ashtu sikundër dhe gjimnazistë të Tiranës.
Ata kanë lënë si afat fundor orën 16.00 të kësaj të marte, ose në të kundërt kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestës, deri në grevë urie.