INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i kërkon ndjesë Italisë. Ja pse…

Rama i kërkon ndjesë Italisë. Ja pse…

Publikuar më: 15:51 07-06-2016

Pas pezullimit të bujshëm nga detyra të Drejtori të Përgjithshëm të Policisë dhe tërheqjes së shefit të Interforcës nga Shqipëria nga pala italiane, ka reaguar kryeministri Rama. Ai i ka kërkuar ndjesë publike shtetit italian, për çka ka ndodhur dhe ka akuzuar drejtpërdrejt Institucionin e Prokurorisë shqiptare. Në deklaratë thuhet se prokuroria po përdoret si makinacion i rëndomtë politik.

Pjesë nga deklarata:

“Çka ka ndodhur sot me pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ndalimin e dy drejtuesve të saj, më imponon t’i kërkoj ndjesë publikisht qeverisë mike dhe partnere të Italisë. Kjo ndodhi është e pajustifikueshme dhe për Shqipërinë është një tjetër kambanë që bie për emergjencën kombëtare të Reformës në Drejtësi.
Mbroj fort pikëpamjen se shpjegimet e dhëna nga Italia përmes ambasadorit Italian.
Duke u kërkuar ndjesë për këtë “çudi” që e ka dëmtuar jo pak vazhdën e një bashkëpunimi të shkëlqyer, prej të cilit në gjithë këto vite, Shqipëria e shqiptarët kanë përfituar aq shumë, sa kurrë nuk do të mund të lahemi me fqinjët tanë të mirë, dua t’i siguroj miqtë e mëdhenj dhe partnerët e paçmueshëm italianë për mirënjohjen më të thellë e konsideratën më të lartë.”

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221