INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama i kthehet diskutimit për mbetjet duke fyer të djathtët. Berisha s'ja lë mangut...[VIDEO]

Publikuar më: 12:23 29-09-2016

Vijon me të njëjtat argumenta Rama në kuvend, se plehërat dhe mbetjet nuk janë e njëta gjë, se plehërat nuk importohen nga jashtë dhe ndalon djegiet apo groposjen. “Ligji I ri nuk është ligji i Saliut se ka të gjitha masat që ne kemi bërë në atë kohë për t’u marrë parasysh.” – tha Rama.
Ai bëri të njëjtin sqarim teknik si një javë më parë, por dha e një shembull se ç’ndodh në Itali.
“Në Itali ndodhet kupola e mafjes së plehërave. Armiku i riciklimit mafja. Ajo është e vendosur të mos lejohet riciklimi. Shihni Napolin. Kur ka thasë të zinj është koha kur jepen liçenca për groposjen e plehërave. Po të ricikloheshin shumë nga ato nuk do të shkonin në gropa por për riciklim. Ata që groposin a djegin do të humbnin shumë para. Po tani Italia po riciklon mbi 40% nga 18 % në 2014 të mbetjeve të brendëshme. Asnjë shtet nuk po riciklon dot 100%  nga mbetjet e brendëshme.”
E nisur nga ky informacion Rama tha se nuk ka sens që ti mbledhin ricikluesit të gjitha mbetjet vendase, pasi fabrikat janë në kolaps. “Ç’do të thotë të importosh plehra? Do të thotë të importosh lëndë të para,” dha përgjigje Rama vetës.
Thirrja idioteske: ‘’Le t’i mbledhin këta të gjitha!’’ Nuk është argument, po është klithma ekstreme e injorancës.
E këtu Rama ndaloi ligjëratën dhe u tha deputetëve të djathtë se s’keni kapacitet se jetoni me të vërtetat e Saliut dhe se ai iu la drejtorin e SHQUP-it për kryetar.
“Do e humbin dhe këtë beteje siç humbët në Dibër dhe siç humbët me drogën. Ju jeni të gjithë gjithologë siç kemi e ne kemi disa në PS po duhen si hudhër. Jeni si mizat që trureni e aty do ngeleni aty do llocni. Ju dëgjon juve shkon tek e kundërta dhe del e vërteta.”  - u tha Rama demokratëve
Ç’do të thotë të importosh plehra? Do të thotë të importosh lëndë të para.
Thirrja idioteske: ‘’Le t’i mbledhin këta të gjitha!’’ Nuk është argument, po është klithma ekstreme e injorancës.
Rama e mbylli këtë komunikim duke iu thënë demokratëve merreni dhe riciklojeni këtë e këtu e kishte fjalën për Sali Berishën.

Më tej doli për replikë Sali Berisha dhe tha: “Droga, plehu dhe helmi, janë tiparet e Ramës. Unë kurrë s’do ti tradhëtoj shqiptarët. Në 3 nëntor në 2013 dëgjoje Pandeli, është të thaush dua plehëra nga jashtë është tradhëtia më e madhe kur vendi ka miliona ton mbetje. Ja këtë ka thënë ky Rama. Ky këtu.”
E kështu Berisha vijoi dhe përmendi ato ç’ka ka thënë Rama tre vjet më parë.
Më tej ish kryeministri përmes ca fjalëve të urta ja ktheu fyerjet Ramës. “Një fjalë e urtë popullore thotë se kur thua gjënjeshtra fshihi buzët se i ke plot gënjeshtra. Më i ligu nga gënjeshtarët është hipokriti dhe ai varet në shtyllën e turpit të kombit e ti aty e ke vendin.”, shtoi Berisha.
Berisha iu drejtua të majtëve duke iu thënë avoketër të plehut. Madje në veçanti depuetit Shalsi që ishte dhe nismëtari i ligjit. “Po flet ti Shals, as në kazan se ke vendin.” – tha Berisha.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221