INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i LSI, e mbështesim marrëveshjen për sa kohë opozita është e kënaqur

Rama i LSI, e mbështesim marrëveshjen për sa kohë opozita është e kënaqur

Publikuar më: 14:06 22-05-2017

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka folur për marrëveshjen, Rama-Basha që edhe sipas tij është pakti i një "qeverie besimi", të cilën, ish kreu i LSI, Meta e kërkoi muaj më parë.
Rama shtoi se tani më e rëndësishme është zbatimi i kësaj marrëveshje duke e cilësuar dhe sukses faktin që zgjedhjet e 25 qershorit do zhvillohen edhe me pjesëmarrjen e opozitës dhe se vendi shpëtoi nga një aventurë e rrezikshme.
"Ne thamë se zgjedhjet pa opozitën do të ishin farsë. Thamë që jemi të gatshëm të dorëzojnë postet tona për opozitën. Përsëris deklaratën e Metës kur tha se mbështesim qeverinë e besimit nëse kjo gjë kënaq opozitën. Mbetemi korrekt në angazhimin tonë për implementimin e kësaj marrëveshje, pasi u bë falë presionit të LSI dhe faktorit ndërkombëtar.
Qeveri besimi me z.Rama kryeministër dhe zgjedhje me praninë e opozitës, i ka kërkuar LSI dhe pikërisht për shkak të kësaj ne besojmë se kjo marrëveshje do të jetë funksionale dhe do të ecë në funksion për zgjedhje me standarde. Sa kohë kënaq interesat e opozitës, kjo është qeveri besimi", u shpreh Rama.
Po gjithësesi edhe për Luan Ramën, objektivi në zgjedhjet e 25 qershorit mbetet që LSI të dalë forcë e parë politike.

Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279