INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i lumtur: SHBA na mbështet

Rama i lumtur: SHBA na mbështet

Publikuar më: 18:35 14-04-2016

Ka përfunduar takimi pa praninë e mediave, i kryeministrit Rama me zv/presidentin Joe Biden dhe presidentin Barack Obama. Takimi mes Biden dhe Ramës, zgjati rreth 50 minuta.Çështjet më të rëndësishme që u diskutuan ishin, lufta kundër terrorizmit, siguria, reforma në drejtësi dhe radikalizmi.Në një intervistë për Zërin e Amerikës, pas takimit me zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë, Kryeministri Rama u shpreh se ky takim i kaloi parashikimet për sa i përket atmosferës shumë miqësore që u krijua.

Rama tha se dëgjuam fjalë të shkëlqyera për Shqipërinë dhe partneriteti duhet të forcohet dhe të vazhdojë.Sipas Ramës,presidenti amerikan u interesua me shumë dëshirë dhe entuziazëm lidhur me idenë e futjes së fesë në shkolla.

Për sa i përket reformës në drejtësi, kryeminstri u shpreh se edhe Shtëpia e Bardhë e mbështet dhe shprehet  i bindur se reforma do të kalojë.

“Në lidhje me deklaratat ndaj Trump, nuk jam i ashpër, por i vërtetë. Ata që në Shqipëri zgjedhin Trumpin dhe jo mua, janë për t’u mëshiruar. Unë mes Trump dhe Bashës, do të zgjidhja Bashën, që në rrethanë tjetër s’do e zgjidhja kurrë”, ka thënë Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035381317138672