Në komunikimin javor, këtë të dielë kryeministri Rama e ka vënë theksin tek ekonomia, infrastruktura dhe vettingu.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se zhurmat e këtyre ditëve nuk e kanë stepur në bashkëqeverisjen me qytetarët.
“Javë e trazuar. Ju këkoj ndjesë nëse ju kam lënë përshtypje jo të mirë. Kjo javë ishte një kthim mbrapa, por pavarsisht zhurmës jo vetëm që nuk e kam harruar por as e kam lënë pas dore punën që na takon.Kemi ende shumë për të bërë në bujqësi, arsim infrastrukturë në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe nuk ka kohë për të humbur kohë me grindje. Ne duhet të jemi më afër BE-së dhe është përgjegjësia ime. I kam lutur kundërshtarët tanë për të punuar për një pakt por si përgjigje kam marrë mallkime dhe akuza pa hesap" u shpreh Rama.
Sa i përket opozitës ai u shpreh se nuk kanë as ide dhe as vision duke shtuar edhe njëherë se ndien keqardhje për ta.Ai ftoi qytetarët që të përdorin aplikacionin 'Shqipëria që duam' si një mënyrë bashkëqeverisje, ku sipas Ramës çdo ankesë e qytetarëve do të marr një përgjigje.
Sa i përket vetingut, Rama u shpreh se komisionet janë ulur dhe shumë shpejt do të ketë rezultate.