INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i mbylli derën LSI-së për koalicion, Meta: Na lehtësoi punën, kam këtë mesazh për Bashën

Rama i mbylli derën LSI-së për koalicion, Meta: Na lehtësoi punën, kam këtë mesazh për Bashën

Publikuar më: 20:52 22-06-2017

Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka komentuar deklaratën e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, ku e përjashtonte mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me LSI.

Në emisionin “Të paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi në studion e “News24”, Meta tha se me këtë qëndrim, Rama ua ka lehtësuar punën. Sakaq, ai thotë se LSI është e gatshme të bashkëpunojë me Partinë Socialiste, por pa Ramën.

“LSI do të dalë forcë e parë dhe nuk bëhet fjala për të qenë forcë plotësuese. Rama na e ka lehtësuar këtë punën e ditës së hënë, duke e përjashtuar koalicionin me LSI, ne nuk e përjashtojmë bashkëpunimin me PS, por pa Edi Ramën”, tha Meta.

Sakaq, ish-kreu i LSI ka përcjellë është një mesazh për kreun e opozitës Lulzim Basha.

“Për Bashën kam këtë mesazh. Tradhtinë e duan të gjithë, por tradhtarin nuk e do asnjë. Duhet t’ia afrohet më shumë kauzës së protestës për zgjedhje të lira, për luftën ndaj krimit, për përpjekjet kundër oligarkisë. Nuk ka shans dyshja Rama-Basha të marrë 71 mandate. Kas shumë demokratë e socialistë të zhgënjyer. Plus që kanë edhe shumë parti të tjera që padyshim do të marrin mandate; i ftoj të gjithë ata qytetarë që janë të lodhur nga politika, që të zgjedhin alternativën e duhur. Ata që nuk duan të votojnë LSI-në, të shkojnë për një alternativë tjetër demokratike”, tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.001957893371582