INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i nis një letër Bashës. Ja çfarë shkruhet... Reagon dhe Basha.

Rama i nis një letër Bashës. Ja çfarë shkruhet... Reagon dhe Basha.

Publikuar më: 12:34 31-03-2016

Kryeministri Edi Rama ftesën e drejtpërdrejtë me zë e figurë për tu takuar, me kreun e opozitës, Lulzim Basha, e ka përforcuar dhe me një letër të shkruar. Në letër ai i propozon një forum të përbashkët maxhorancë – opozitë për Reformën në Drejtësi. Në fund të letrës duket qartë se Rama pret përgjigje nga Basha, pasi thotë ne jemi gati, po ju? Pas publikimit të letrës reagoi dhe

Kreu i demokratëve, Basha pas marrjes së letrës të dërguar nga Kryeminstri Rama,është shprehur se ështëi gatshëm për dialog për reformat, për çeshtjet më të rëndësishme. Dialogu vetëm brënda parimeve kushtetuese. Ftesa për dialog merr kuptim vetëm nëse zbatoni vendimin e gjykatës kushtetuese.

Në një postim në Facebook, Kryeministri Rama e cilëson si konfuze përgjigjen e kreut të opozitës. Sipas Ramës, nuk kuptohet se cili është qëndrimi i Bashës, pozitiv, negativ apo nuk është përgjigjur fare. Ndërkohë Kryeministri ka ripërsëritur ftesën e tij për dialog me opozitën.

Article Logic
Execution time: 0.0016701221466064