INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i përgjigjet me ironi Bashës, për qeverinë teknike

Rama i përgjigjet me ironi Bashës, për qeverinë teknike

Publikuar më: 14:02 02-08-2016

Pas deklaratës së kreut të PD që vuri si kusht krijimin e qeverisë teknike para kalimit të Reformës Zgjedhore reagon kryeministri Rama. Ai i është përgjigjur me tone ironizuese.

Ja përgjigjia:
“Lulëzim Basha kërkon qeveri teknike dhe thotë e ka kusht! Dikush duhet t'ia mësojë se kushte mund të vendosë vetëm brenda Shqupit dhe t'i thotë edhe aty me pak kujdes, sepse jo të gjithë janë gati t'ia pranojnë çdo lloj kushti - siç tregoi proçesi i Reformës në Drejtësi. Qeveria ka një mandat për të qeverisur Shqipërinë dhe kontrata jonë me shqiptarët është katërvjeçare. Në asnjë pikë të kësaj kontrate nuk figuron ndonjë detyrim i qeverisë, për t'i bërë babysitting Lulëzimit. Duhet të rritet vetë dhe të mësojë të udhëheqë pa Babisiter! Lulëzimi më kujton një frazë të bukur të Arrigo Sacchit: Nuk ka më keq për fëmijën se një baba harbut, që e gënjen mendja se i biri është Francesco Totti i ardhshëm”.

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771