INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i përgjigjet Metës: Zgjedhjet do bëhen, nuk janë as të presidentit as partive

Rama i përgjigjet Metës: Zgjedhjet do bëhen, nuk janë as të presidentit as partive

Publikuar më: 18:29 08-06-2019

Pas vendimit të Presidentit Ilir Meta ku shfuqizoi dekretin për datën e zgjedhjeve ka ardhur menjëherë reagimi i Kryeministrit Edi Rama.

Rama është i vendosur se procesi do të kryhet më 30 qershor.

“Përsëri gabim, e ju them se zgjedhjet do bëhen në 30 qershor. Nuk jam i befasuar e prisja edhe këtë, dhe nuk është asgjë veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë, për një arsye të vetme, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e qeverisë e varrimi irefomës në drejtësi. Por as qeverinë se marrin zvarrë as reformën se varrosin dot dhe ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje, sepse zgjedhjet janë të popullit, as të partive as të presidentit. “ – u shpreh Rama nga Berati.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775