INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama i përgjigjet reagimeve greke: E folura greqisht në Himarë, s’ka për ta bërë kurrë qytet grek [VIDEO]

Publikuar më: 16:25 03-11-2016

Kryeministri me një fjalim në Parlament ka këshilluar që historianë, media apo politikanë grekë para se të merren më çështje si Himara duhet të fokusohen në brendësi të problemeve të tyre. Kryeministri Rama theksoi se e folura në greqisht nuk do ta bëjë kurrë Himarën që qytet grek. Rama nuk la pa përmendur dhe shprehinë që ciroi para pak ditësh për Akropolin, ndërsa tregoi siç tha ai, ku ‘fle lepuri’ i Greqisë kur reagon për deklaratat e tij si kryeministër apo për Himarën. Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule akuzoi kryeministrin Rama për sulm ndaj minoritarëve në Himarë, të cilëve sipas tij, po u shemben shtëpitë me qëllim që të mposhtin frymën e tyre dhe t'u grabisin pronat.


Edi Rama : Nëse s’do që unë quhem çam, s’ke qejf nuk ka gjë, jam qytetar shqiptar, nëse nuk të pëlqen çështja çame, është çështje shqiptare, është çështje e Shqipërisë. E drejta për lirinë e lëvizjes, e drejta për pronën, kjo është ajo që quhet çështja Çame dhe asnjë gjë tjetër. Dhe e thënë kjo, thuhet ne kërkojmë këtë dhe vetëm këtë ndërkohë që marrim vërejtje për vërejtje për mosrespektim e shkelje nuk është mbi ne, nuk ka qenë ndonjëherë mbi Shqipërinë, nuk ekziston prej 3 vitesh, të siguroj as prej 30 vitesh madje dhe prej 300 vitesh”.


Edi Rama: Kur them se as e folura shqip në Athinën e djeshme nuk e bën Athinën sot një qytet shqiptar, as e folura në greqisht sot nuk ka për ta bërë kurrë Himarën një qytet grek nesër. Çështjet duhet ti zgjidhim nën dritën e shembujve të panumërt të miqësisë, vllazërisë , njëlloj të udhëhequr nga e mira  përbashkët. Dy popuj fqinjë dhe miq ne zemër të Europës në një shekull të ri sfidash të rajonit dhe familjes europiane, të cilës bashkërisht i përkasim.Çfarë bëra dhe thashë unë, për atë Greqi? Pse fqinjëve të mi nuk u erdhi mirë për një postim, në rubrikën time kulturore ku unë përmendja Gjergj Dushmanin, shqiptarin që e citon historia që një nga rastësitë e duhura e çoi aty për të shpëtuar Akropolin. Apo mos vallë nuk është mirë për ata që lexuan aty se në Athinën e asaj kohe flitej shqip. Çfarë në fakt nuk e  them unë, se nuk ka një historian serioz që nuk e shkruan këtë. Nuk di ta them unë pse duhet të mërziten fqinjët tanë që në Athinën e një periudhe të caktuar flitej shqip


Vangjel Dule: Ky kryeministër ka kthyer mbrapshtë politikën dhe vlerat europiane. Ky kryeministër do të na zbulojë se armiku ynë është Greqia, vendi mikpritës i 750 mijë emigrantëve shqiptarë. Civilizimi yt është shumë larg nga civilizimi europian, të cilin Rama  e sheh me çallmë në kokë.

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275