INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i prerë, jo më zyra bujqësore të zëvendësohen nga...

Rama i prerë, jo më zyra bujqësore të zëvendësohen nga...

Publikuar më: 09:52 14-02-2018

Kryeministri Edi Rama kërkon shkrirjen e drejtorive të bujqësisë dhe zëvendësimin e tyre nga struktura informimi. Rama tha se në strukturat shtetërore informimi nuk funksionon, ndërsa ju bëri thirrje studentëve të mësojnë sa më shumë në fushën e bujqësisë. Deklaratat ai i bëri nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

“Siç është biznes, është edhe dije. Sa më shumë të dish, aq më shumë mund të fitosh në tokën me punën në fshat. Ky është një element shumë problematik, ndaj ju duhet të konsideroni seriozisht faktin se çfarë keni futur në kokë në këtë universitet është një kapital, që të tjerët nuk e kanë dhe përmes të cilit ju mund të fitoni shumë më tepër. Kapacitetin evropian e kanë më të madh vendet më të përparuara dhe më të vogël vendet më në nevojë. Vendet më të përparuara kanë më shumë, sepse dinë më shumë,” tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045