INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i “shtrin dorën” Austrisë. Kancelari Kurz s’ka një përgjigje për hapjen e negociatave

Rama i “shtrin dorën” Austrisë. Kancelari Kurz s’ka një përgjigje për hapjen e negociatave

Publikuar më: 14:01 30-05-2018

Viena ishte ndalesa e radhës për Edi Ramë, ku kërkoj mbështetjen e Austrisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

I vetëdijshëm për vështirësitë këtij procesi, Rama tha se vendi ka çuar përpara reformat por skeptikët evropianë janë një problem real në këtë proces.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij nuk nguroi të shpreh se marrëdhëniet Shqipëri-Austri janë të shkëlqyera.

“Austria ka qenë mbështetës i palëkundur për Shqipërinë, avokat i paçmuar për rrugën tonë drejt integrimit europian. Folëm edhe për çfarë janë pritshmëiritë tona nga presidenca austriake dhe dëshirojmë që të bashkëpunojmë për të shtyrë më tutje projektin tonë me Aleksandër Vuçic për tregun e përbashkët me Ballkanin”, shtoi Rama.

I vetëdijshëm për skeptikët në bashkimit evropian, Kancelari Austriak edhe pse thotë se mbështet ecurinë e Shqipërisë drejt BE, ai ende nuk ka një përgjigje finale.

"Do ta shohim këtë gjë, nuk mund t’u japë përgjigje të qartë apo siguri të qartë për këtë, dhe siç e tha dhe kryeministri ka disa shtete anëtare të BE që për shkak të çështjeve të Brendshme çojnë në faktin që e kanë të vështirë të marrin këtë vendim, megjithatë ka një dëshirë të fortë në Shqipëri që të shkojë drejt rrugë së reformave. Ajo ka bërë shumë në rrugën e integrimit vitet e kaluara dhe negociatat e pranimit janë drejt një rrugë të mirë dhe ka mundësi të mirë megjithatë nuk e di kur mund të merret ky vendim” u shpreh Kruz.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443