Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka reaguar pak minuta pas sulmit publik që i bëri kreu i qeverisë, Edi Rama.
Në takimin e tij me të rinjtë shkodranë, që votojnë për herë të parë, Edi Rama tha se Voltanës i del gjumi sa herë ai shkon në Shkodër dhe se atë nuk do ta punësonte as për magaziniere.
Në lidhje me këtë në një postim në rrjetet sociale, Voltana Ademi, ka thënë se nëse ka një njeri që është tallur me Shkodrën, ai është vetëm Edi Rama. Jo vetëm kaq, Ademi ka publikuar edhe një video për të treguar talljen e Ramës.