INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: I them Bashës prano ofertën që ke në tryezë, i jam lutur më shumë se Romeo-Zhuljetës

Rama: I them Bashës prano ofertën që ke në tryezë, i jam lutur më shumë se Romeo-Zhuljetës

Publikuar më: 18:14 17-05-2017

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë qartë nga Elbasani, lidhur me situatën politike të orëve të fundit duke nënvizuar se mes opozitës me maxhorancës nuk ka negociata.

Rama tha se amerikanët thanë “dëshirojmë ta provojmë”, të zgjidhin krizën politike, dhe tashmë Basha ka në tavolinë një ofertë që kryeministri Rama i sugjeroi ta pranojë.

Kryeministri Rama tha se mbrëmjen e sotme “mbaron çdo gjë” dhe nga dita e nesërme 18 qershori do jetë “fakt i kryer”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Për mua nuk ka më çfarë negociohet, që kur u tërhoqëm nga Kavaja për t’i hapur rrugë, dhe ata thirrën fitore nga çadra. Kjo nuk është negociatë. Kjo është një përpjekte e miqve tanë amerikanë. Kanë ardhur dhe kanë thënë dëshirojmë ta provojmë. Ok, provojeni. Ata duan tani të flasin në emër të Amerikës. Amerika flet vet. Por duke qënëse kam parë edhe shumë abuzime nëpër media, dhe mediat nuk kanë faj, sepse njëra palë i nxjerr komunikimet kofidenciale edhe të shtrëmbëruara.

Lulzim Basha ka në tryezë një ofertë, ofertë që mbështetet nga miqtë tanë të Amerikës. Është i ftuar ta konsiderojë, dhe në këndvështrimin tim, i them ta pranojë.

Ofertat nuk janë autobus unaze, që rri aty dhe thua do vi prapë, jeta vazhdon. PS nuk mund t’i lejojë vetes të ndalojë punët e vendit sepse disa mendojnë që “prit se gabova unë atëherë por tani mu mbush mendja”.Unë nuk dua të flas më gjatë sepse duhet të respektohet përpjekja e miqve tanë amerikanë. Pastaj palët do flasin. E gjithë kjo histori e ka rrënjën te frika e tyre nga drejtësia. Dhe e gjithë kjo që atyre iu lindi në zemër për ta votuar sot vettingun, nuk është veçse një lojë.

Nëse ata nuk kthjellohen deri në fund të ditës së sotme, sepse sot mbaron çdo gjë, 18 qershori do jetë fakt i kryer”.

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat dhe as ironitë teksa komentoi situatën politike dhe përpjekjet e dështuara për dialog deri tani me opozitën.

Ai pohoi se i ishte lutur prej kaq kohësh kreut të PD-së, Lulzim Basha, aq sa dhe Romeo i Shekspirit nuk i ishte lutur Zhulietës.

“Ne jemi në fazë të një krize të krijuar artificialisht PD është parti e madhe, alternativë pushtet, Por zgjodhi të mbyllej në një çadër. Përpjekjet tona për të siguruar garancinë e PD kanë qenë si asnjëherë më parë. Ne kërkuam një të drejtë kushtetuese të opozitës në parlament dhe gjithë ajo betejë përfundoi me shkrimin e një neni në ligjin zgjedhor, që nuk ndryshon. Ishte një fitore e rëndësishme, por minimale në raport me gjithë atë përpjekje. Nuk kemi parë ndonjëherë ndonjë qeveri që ti thonë opozitës që shkruani ca të doni dhe t’i lutesh kryetarit të opozitës, ‘hajt takohemi, hajt takohemi’, aq sa dhe Romeo si lutej Zhulietës. Ai do që të takohemi duke thënë: Hajde takohemi dhe me sill dorëheqje. Ka dhe nga ata që thoshin: ‘Ore pse u lutesh’. Dhe unë u thosha: “Po ne s’jemi si ata, por jemi ndryshe.”, tha Rama.”

Rama tha se pas tërheqjes nga Kavaja nuk ka çfarë negocion.

“Ne u tërhoqëm nga zgjedhjet ne Kavajë, pasi donim ti jepnim një shans dhe një mundësi për t’i hapur PD-së rrugën e arsyes dhe ta bëjmë të kthehet nga rruga e paditur. Por nuk kjo nuk ishte prova se ne kishim frikë. Por ne na dhimbset edhe vendi edhe mbarëvajtja e procesit demokratik. Ne jemi në orët e fundit, ata vazhdojnë lojën duke thënë se tani janë dakord për gjithçka që nuk ishin dakord atëherë kur nuk ishin dakord. Po pse çfarë është Shqipëria një oborr kopshti ku të gjithë duhet të shkojnë mbrapa një fëmije grindavec? Nuk është dobësi që ne i shtrijmë dorën opozita. Pra zgjedhjet nuk janë lojë dhe nuk janë e drejtë e partive. Pra ne nuk mund ti themi shqiptarëve se ne nuk vijmë në votime se kemi ca punë. Ajo që pretendon PD është një lojë që vazhdon, ndërsa ne jemi në një rrugë që vazhdon dhe kjo është rruga që të bëjmë shtet. E fundit që duhet tju them është se ajo qe është zhvilluar nuk është negociatë mes meje dhe Lulzimit, por unë e kam thënë se për mua çështja është mbyllur. Pas tërheqjes nga Kavaja ne nuk kemi çfarë negociojmë. Letra e Hahn është për popullin shqiptar ku thuhet se pse nuk patëm marërveshje. Kjo është një përpjeke partnerëve tanë amerikanë. Unë nuk flas në emër të SHBA. Ata flasin në emër të SHBA”- tha Rama.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0019259452819824