INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i tmerruar nga edukata e studentëve. Më shkruanin, ‘O qen, o rrugaç na jep përgjigje për...’

Rama i tmerruar nga edukata e studentëve. Më shkruanin, ‘O qen, o rrugaç na jep përgjigje për...’

Publikuar më: 12:35 11-01-2019

Edi Rama në një bashkëbisedim të gjatë ka informuar se nga sot do të hapen aplikimet në administratën publike për të gjithë studentëve me mesatare mbi 9. Janë plot 800 vende punë thotë Kryeministri, e përgjatë një muaji studentët kanë mundësi të aplikojnë. 

Edi Rama:
“Tani janë 800 vende pune që janë kryesisht në shërbimin civil. Por un dua që në hipoteka, në ALUIZNI, në Doganat, në Tatimet e çdo vend i lirë të jetë në dispozicion të studentëve. E kur të iki unë pa merak do ta gjeni km që bën Instastory dhe ju përgjigjet në WhatsApp”
Por në takimin e platformës së studentëve të Ekselencës, kreu i qeverisë ka shfaqur indinjatën për kulturën që ka hasur tek rinia shqiptare, gjatë komunikimeve të ditëve të fundit.
Edi Rama:
“Dhe në mbyllje edukata, katastrofë, e pabesueshme. Dhe sa herë ndeshëm në këtë fakt mendoj prindërit. Shqipëria mund të mos ketë patur shumë gjëra por Shqipëria ka patur kod edukate edhe në kullat më të izoluara në mes të maleve, në familjet që nuk kanë ditur shkrim dhe këndim, malësor në fund të botës ose banor në buzë të detit pa dallim kanë pasur në shpi një kod edukate. Fëmija me smartphonë flet si veshgjatë që ka dy duart tepër dhe dy këmbët mangët është të vësh ulërimën”.

Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221